Ora e kijametit, më pranë se kurrë/ Paralajmërimi për ndikimin e luftërave dhe ngrohjes globale

schedule15:49 - 29 Janar, 2025

schedule 15:49 - 29 Janar, 2025

Ora e Kijametit që simbolizon sa afër është zhdukja e njerëzimit është zhvendosur 89 sekonda përpara  mesnatës, nga 90 sekonda që ishte një vit më parë në atë koha më e afërt që prej kohës kur ky koncept u paraqit nga shkencëtarët në vitin 1947. Buletini i Shkencëtarëve Atomikë me bazë në Çikago të Shteteve të Bashkuara deklaroi se kërcënimet bërthamore, këqpërorimi I mundshëm I përparimeve biologjike dhe inteligjencës artificiale si dhe ndryshimet Klimatike ishin faktorët kryesorë që treguan se Bota po i afrohet gjithnjë e më pranë orës së Kijameti. Daniel Holz, kryetar i Bordit të Shkencës dhe Sigurisë së Buletinit, tha se masa e fundit ishte “një paralajmërim për të gjithë liderët botërorë”.

Ora e Kijametit ishte 7 minuata larg mesnatës kur ajo u krijua në vitin 1947. Buletini i Shkencëtarëve Atomikë në deklaratën e tyre thane se zhvendosja e orës me një sekondë më pranë mesnatës është një sinjal I ashpër për mbarë njerëzimin. “Për shkak se bota është tashmë në mënyrë të rrezikshme afër greminës, një lëvizje qoftë edhe e një sekonde të vetme duhet të merret si një tregues i rrezikut ekstrem dhe një paralajmërim i pagabueshëm se çdo sekondë vonese në ndryshimin e kursit rrit probabilitetin e katastrofës global, tha Daniel Holz. Ai paralajmëroi se lufta e vazhdueshme në Ukrainë – tani duke iu afruar kufirit tre-vjeçar që nga pushtimi i plotë i Rusisë – “mund të kthehet ne nje lufte bërthamore në çdo moment për shkak të një vendimi të nxituar , per shkak te njeaksidenti ose per shkak te llogaritjeve te gabuar”. “Konflikti në Lindjen e Mesme kërcënon të dalë jashtë kontrollit në një luftë më të gjerë pa paralajmërim”, thuhet me tej  në deklaratë.

Paneli i shkencëtarëve tha gjithashtu se “prognoza afatgjatë për përpjekjet e botës për t’u marrë me ndryshimet klimatike mbetet e dobët, pasi shumica e qeverive dështojnë të miratojnë financimin dhe iniciativat e politikave të nevojshme për të ndaluar ngrohjen globale”. Në arenën biologjike, “sëmundjet e shfaqura dhe të rishfaqura vazhdojnë të kërcënojnë ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë e botës”.

Buletini i Shkencëtarëve Atomikë gjithashtu paralajmëroi se “një sërë teknologjish të tjera përçarëse përparuan vitin e kaluar në mënyra që e bëjnë botën më të rrezikshme” nepërmjet përhapjes se dezinformatave dhe teorive te konspiracionit. Sipas Buletinit te Shkencetareve Atomike me baze ne Çikago, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia  “kanë fuqinë kolektive për të shkatërruar qytetërimin”, duke shtuar se të tre kombet “kanë përgjegjësinë kryesore për të tërhequr botën nga buze gremines”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!