Ora e fundit: Një sulmues i ri në Superiore, firmos afrikani

schedule22:16 - 1 Shtator, 2020

schedule 22:16 - 1 Shtator, 2020

Laçi vijon të përforcohet dhe këtë herë ka marrë një sulmues, në Kosovë. Pas Kyrian Nwabueze, bardhezinjtë kanë nënshkruar me Van Dave Harmon për tre vite.

Sulmuesi 24-vjeçar, i cili ka luajtur edhe një ndeshje me Liberinë, do të provojë një eksperiencë të re në Superiore me Laçin. Ai ka nënshkruar dhe tashmë pritet të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Momentalisht sulmuesi ndodhet në Kosovë dhe brenda javës do t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Armando Cungu. Vjet në Ipko Superliga ai ishte pjesë e Drenicës dhe spikati, ndërsa në janar iu bashkua Feronikelit. /abcnews.al