Në fshatin Bularat të Gjirokastrës u përkujtua dita e Jo-s kur 28 tetorin e vitit 1940 Greqia u përfshi në luftë kundër fashizmit.
Në ceremoni u nderuan ushtarët grek të rënë në luftën italo greke 85 vite me parë.
Të pranishëm ishin autoritetet më të larta të ambasadës greke në Shqipëri, familjarë të ushtarëve të mbërritur nga Greqia, perfaqësues të pushtetit vendor si kryebashkiaku i Himarës dhe Dropullit e banorë të zonës.
Kjo date shenon fillimin e luftes italo greke dhe eshte nje nga motivet zyrtare perse Greqia mban ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. Por kesaj radhe shteti shqiptar zgjodhi te ishte i pranishem ne kete ceremoni. Perfaqesuesi direkt i qeverise qendore ne qark tha se kjo ishte nje dite e rezistences se ted y popujve ndaj fashisteve. Nje mesazh I qarte qe i drejtohej athines.
“28 tetori është një ditë shumë e rëndësishme për popullin grek, por jo vetëm për popullin grek, por dhe për popullin shqiptar pasi ai që nderon të rënët ai që nderon ata që dhanë jetën për liri nderon në fakt vetëveten të sotmen dhe të ardhmen. Sigurisht që populli shqiptar në luftën italo- greke ishte në krahun e forcav progressive , forcave që luftonin për lirinë e Shqpërisë pse jo dhe për lirinë e popullit grek këtë gjë e tregoi edhe në luftën që u zhvillua më pas në çlirimin e plotë të Shqipërisë ku partizantë shqptar fituan jo vetëm në trojet tona por dhe të tjera , Maqedoni e Veriut, Jugosllavi e kështu me radhe prandaj nderimi për të rënët për ata që japin jetën për liri është ndërim universal që iu përket të gjithëve.”
Per here te pare ky mesazh gjeti dakortesine edhe tek rivalet politike te qeverise.
“Është një ditë që iu takon të gjithëve. Nuk është një ditë vetëm e popullit grek. Është një ditë e të gjithë atyre qytetarëve të botës të cilët lirinë, dinjitetin njerëzor I kanë vlera të patjetërsueshme njerëzore dhe pikë referimi në jetën e tyre.”/abcnews.al

