“Opsion i mirë për pankinën”, Mourinho afër dhe larg kampionëve të Evropës

schedule23:24 - 23 Prill, 2021

schedule 23:24 - 23 Prill, 2021

Jose Mourinho ka nisur pushimet e parakohshme. Interesimi për “Special One” nuk mungon kurrë, edhe pse kanë kaluar katër ditë nga shkarkimi nga Tottenham. Në skenë ka dalë kombëtarja e Portugalisë.

E bukura është se vetë trajneri aktual i kampionëve të Europës, Fernando Santos, e cilëson Mourinhon si pasuesin e tij në stolin e luzitanëve në prononcimin e dhënë për A Bola.

Kur unë u emërova trajner i Portugalisë. presidenti i Federatës më tha që do e bazonte tek unë projektin e ri deri në vitin 2024. Deri atëherë, unë do të jem në këtë post.

Jose Mourinho do të ishte një zëvendësues i mirë, por Portugalia ka trajnerë të tjerë të mirë dhe cilësorë, që do të më zëvendësonin shumë mirë mua“, thekson Santos.

Vështirë që Mou do të duronte kaq kohë pa stërvitur, edhe pse do të përfitojë plot 30 milion paund deri në verën e vitit 2023, moment kur i përfundon kontrata me Tottenham. /abcnews.al