Opozitarja Maria Kolesnikova denoncon autoritetet: Më kërcënuan se do të më vrisnin

schedule08:57 - 11 Shtator, 2020

schedule 08:57 - 11 Shtator, 2020

Opozitarja bjelloruse, Maria Kolesnikova, tha se oficerët e sigurisë i vunë një qese mbi kokë dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, kur u përpoqën ta depërtonin me forcë në Ukrainë në fillim të kësaj jave.

Deklarata u bë publike në një ankesë gjyqësore të paraqitur të enjten nga avokati i saj. Kolesnikova, një nga udhëheqëset më të njohura të protestave, që vazhdojnë prej një muaji kundër rizgjedhjes së Presidentit Alexander Lukashenko, refuzoi përpjekjen për ta dëbuar nga vendi, duke grisur pasaportën. Ajo po mbahet aktualisht në kryeqytetin Minsk.

Ajo tha në deklaratë se kishte vërtet frikë për jetën e saj.

“Më thanë se nëse nuk largohesha vullnetarisht nga Republika e Bjellorusisë, do të më largonin gjithsesi, gjallë ose jo.  Gjithashtu më kërcënuan se do të më burgosnin deri me 25 vite burg”, tha Kolesnikova.

Avokatja e saj Lyudmila Kazak paraqiti një ankesë penale kundër autoriteteve bjelloruse duke përfshirë policinë, për rrëmbim, ndalim të paligjshëm dhe kërcënime për vrasje. s.ba/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!