“Opozita vetëpërjashtohet”, deputeti i PS: Përplasjet brenda saj i transferon në Kuvend

schedule15:21 - 8 Shkurt, 2024

schedule 15:21 - 8 Shkurt, 2024

Për deputetin e PS Lavdrim Krrashi sjellja e deputeteve të ‘Foltores’ në Kuvend është e papranueshme. Krrashi tha se shqiptarët nuk i meritojnë skena të tilla, ku përçarjet brenda saj PD i ka përcjellë në Parlament dhe komisione prej muajsh, duke u vetëpërjashtuar.

Krrashi tha se Lulzim Basha, as nuk mori guximin te mbronte amendamentin e propozuar prej tij për një fond ndihme ushtarake për Kosovën, i cili u hodh poshtë me votat e PS.

Krrashi tha se ligji për bastet do të rishikohet edhe njëherë duke kaluar në komisione, njëjtë si ligji për amnistinë penale, dhe kur të jenë gati do të kalojnë në seancë. Ndërsa sa i takon reformën zgjedhore ai tha se PS e ka një drafti të sajin, ku fokusi është tek elementët e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!