Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Opozita vazhdon gjuhën e dhunës”/ Nura: Nuk ka asnjë strategji, thjesht po humb mbështetjen

schedule23:40 - 18 Shtator, 2025

schedule 23:40 - 18 Shtator, 2025

Analisti pranë ABC News, Artur Nura thotë se opozita po vazhdon me gjuhën e dhunës në Kuvend.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Nura u shpreh se PD nuk ka strategji të re dhe po humb mbështetjen e njerëzve.

“Me gjuhën e dhunës fizike, opozita nuk fiton simpatinë e njerëzve. Pala tjetër e zgjidhi për 25 minuta. Më të habiturit, ishin diplomatët. Strategjia e përplasjes dhe e dhunës fizike, nuk merr mbështetjen e njerëzve. Në protestat e tyre nuk ka njerëz, por janë militantët, me një shifër shumë modeste tregon që nuk ka strategji, nuk ka orientim të drejtë të PD. Kjo nuk u dha rezultate në zgjedhje dhe nuk besoj se do kemi ndryshim, ndonjë erë të re nga opozita. Kanë kërkesa maksimale për të marrë minimalen. Minimalja do ishte, nuk i biem dot zotit Rama, por të dalë me dinjitet. Besoj se po të ketë një sondazh, dorëheqjen duhet ta japë kreu i grupit të PD. Një personazh i tillë, sot del me modelin më të vjetër politik, të dhunës.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!