Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, në emisionin “Real Story” në ABC News, ka theksuar se opozita duhet të përqendrohet te përballja me kundërshtarin politik dhe jo te rasti i Diella-s.
Sipas tij, nëse ka shkelje ligjore, ato duhet ndjekur institucionalisht, por opozita nuk duhet të humbasë fokusin nga problemet madhore si abuzimi me fondet publike nga qeveria.
Hoxha u shpreh gjithashtu se Partia Demokratike duhet të rikthehet në Kuvend, duke pranuar se djegia e mandateve ka qenë një gabim me pasoja. Ai shtoi se PD duhet të fokusohet në rregullimin e brendshëm dhe në respektimin e plotë të statutit të saj.
“Fokusi kryesor i opozitës në gjykimin tim nuk duhet të jetë Diella. Përderisa Rama ka firmosur që përgjegjës për këtë jam unë, atëherë kjo është gjë e mirë. Opozita duhet të largohet nga Diella, nëse është shkelur ligji, ta çojë në gjykatë, ose të mos e çojë më. Ne kemi probleme me kundërshtarin tonë politik, për abuzim me fondet e shumë të tjera, që i kemi përsëritur e stërpërsëritur. Ne duhet të bëjmë betejën tonë në institucionet e institucioneve që janë votuar nga populli. Për mua PD duhet dhe do të hynte në Kuvend, sepse ne e dimë që djegia e mandateve na dëmtoi shumë. Ne kemi shumë probleme brenda shtëpisë sonë. Kemi ndalë nga një palë zgjedhjesh të treta që ne kemi humbur. Statusi i PD do të respektohet një për një”, tha Indrit Hoxha./abcnews.al

