Opozita Parlamentare tjetër “goditje” Rudina Hajdarit, zbulohet letra për Ruçin

schedule18:34 - 16 Qershor, 2020

schedule 18:34 - 16 Qershor, 2020

Pas shkarkimit si kryetare grupi, opozita parlamentare ka kërkuar që Rudina Hajdari të largohet edhe si bashkëkryetare e Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Tre grupet parlamentare opozitare i kanë propozuar Kuvendit që në Komisionin e Posaçëm të Reformës zgjedhore t’i përfaqësojë Myslim Murrizi, i cili është zgjedhur po ashtu  kryetar i grupi demokrat.

Sipas tyre, Hajdari nuk mund të përfaqësojë më opozitën parlamentare pasi ka firmosur një marrëveshje që nuk janë dakord dhe nuk e votojnë në Kuvend.

Kujtojmë se më herët grupet opozitare i kanë dërguar një draft ku i kërkojnë Kuvendit ndryshime kushtetuese që përfshin listat e hapura dhe sanksionon zonat zgjedhore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!