Opozita parlamentare sërish kërkesë Ramës: Duam takim urgjent, nuk marrim urdhra nga jashtë

schedule12:55 - 6 Korrik, 2020

schedule 12:55 - 6 Korrik, 2020

Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku i kanë kërkuar një tjetër takim kryeministrit Edi Rama dhe kreu të grupit Parlamentar të PS Taulant Balla.

Ata thonë se nuk do të votojnë marrëveshjet për Reformën Zgjedhore që sipas tyre është urdhëruar nga ndërkombëtarët, me palën që ka dalë nga Kuvendi.

Stojku deklaroi se nisma e tyre për të bërë marrëveshje jashtë institucionale do të rëndojë mbi Kuvendin dhe të ardhmen e popullit shqiptar.

“I kërkojmë Ramës dhe Ballës një takim ku t’i bëjmë me dije se vetë institucionet e zgjedhura nga populli mund të vendosim për fatin e sistemeve. Ju lutem të marrin në konsideratë. Çdo marrëveshje jashtë institucionale në bodrume do delegjitimojë këtë parlament për së dyti.

Ndërkombëtarët nuk mund të delegjitojmë parlamentin për të votuar një paçavure. Duam takim urgjent me kryeministrin dhe Ballën. Të mos bëhen ata pjesë e kësaj dakordësie. Nuk do të votojmë asnjë lloj dakordësie mes tyre. Palë reale jemi vetëm ne. Mos guxoni të merrni nisma që do të rëndojnë mbi Kuvendin dhe të ardhmen e popullit shqiptar”, u shpreh Stojku.

Murrizi deklaroi se 28 deputetë të opozitës parlamentare dhe jashtë grupeve janë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli politik.

“Jemi sot këtu për të deklaruar që sot do depozitojmë një kërkesë në protokoll të kuvendit për z. Rama dhe z.Balla për një takim të dytë sepse nga takimi i parë akoma nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat që në emër të 28 deputetëve të opozitës dhe jashtë grupeve.

Janë të vendosur për të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë gjë nga këshilli politik apo nga treshja Rama-Basha-Monika. Do tentojnë të fusin këtë dakordësi në parlamentin shqiptar pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare.

Nuk do votojmë asnjë dakordësi të tyre pa u hapur listat për kandidatët për deputetë. Ta harroja Taulant Balla, Edi Rama dhe këta të dy që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë deputet të vobektë se do kenë numrat në parlament 84 deputetë”, deklaroi Murrizi./abncnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!