Opozita parlamentare ka propozuar 2 emrat e saj në komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.
Burime për ABC News kanë njoftuar se anëtarë të Komisionit për zgjedhjen e KQZ, nga opozita parlamentare do të jenë deputetët Edmond Stojku dhe Myslim Murrizi.
Pak më parë opozita jashtëparlamentare ka propozuar përfaqësuesin e saj i cili do të jetë Oerd Bylykbashi.
N.D./abcnews.al