Opozita parlamentare, Musai: Sistemi të ndryshoje, lista të hapura dhe pa koalicione

schedule15:15 - 5 Shkurt, 2020

schedule 15:15 - 5 Shkurt, 2020

Opozita parlamentare sjell një propozim të ri për Reformën Zgjedhore. Nimet Musai, kreu i grupit të deputetëve të pavarur të ardhur nga listat e LSI, kërkon hapjen e listave dhe përjashtimin e koalicioneve para zgjedhore.

“Aktorë të ndryshëm politikë, zëra publikë dhe politik,  këto kohë kanë sjellë në tryezën e reformës zgjedhore një propozim të ri:  kalimin drejt një sistemi zgjedhor me lista të hapura.

Duke marrë këtu shkas edhe nga modeli zgjedhor i Kosovës, listat e hapura të shoqërohen edhe me përjashtimin e koalicioneve parazgjedhore.  Këtë propozim,  do t’ia përcjell edhe tryezës së reformës,  sapo sistemi të jetë pjesë e tyre”,-tha Nimet Musai.

Kjo ide është artikuluar edhe më herët nga Damian Gjiknuri si një skemë që socialistët mund ta preferonin.

Gjithashtu, Musai tha se opozita parlamentare mbështet depolitizimin e administratës zgjedhore.

“Zotohem, e për këtë kam edhe pëlqimin dhe gatishmërinë e grupit parlamentar demokrat, se do të mbështesim me të gjitha mjetet idenë e depolitizimit të administratës zgjedhore. Shqipëria i ka të gjitha resurset njerëzore për ta mundësuar, Perëndimi i ka të gjitha modelet fikse për t’u përvetësuar,  Ajo çfarë duhet është vetëm vullneti politik që,  Trupa e administrimit zgjedhor,  Një here e mire,  Një here e përgjithnjë të depolitizohet”,-tha Nimet Musai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!