Nga Juxhin Mustafaraj
Mbi marrëveshje mungojnë vetëm firmat. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë marrë vendimin se vota opozita do të maksimalizohet vetëm nëse në zgjedhje do të paraqiten dy lista. Numri dy i LSI, Petrit Vasili për ABC shpjegon vendimin e opozitës.
“Kodi Zgjedhor është i qartë dhe shterues. Në të gjitha qarqet do të ketë dy lista, atë të LSI dhe PD”, sqaron Vasili.
Por a do të krijoi LSI hapësira për aleatë të tjerë të opozitës? “Mënyra sesi këto lista akomodohen në aleatë të ndryshëm është një çështje që patjetër shikohet dhe adresohet”, thotë ai.
Dy listat e PD dhe LSI pritet të unifikohen në qarqe të vogla ku loja për mandatet është gati e paracaktuar.
Por a do të presë LSI afatin përfundimtar për të dorëzuar listat e kandidatëve të saj? “LSI nuk ka dorëzuar kurrë lista në orën 12 të natës”, shprehet Vasili.
Në 12 qarqe të vendit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka përcaktuar drejtuesit e qarqeve ndërkohë që drejtë finalizimit, pas unifikimit të formacionit opozitar është dhe lista e kandidatëve për deputetë. /abcnews.al