“Opozita, në panik”/ Ibsen Elezi: Nuk mund ta fitojë më besimin e elektoratit

schedule18:38 - 18 Tetor, 2024

schedule 18:38 - 18 Tetor, 2024

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se opozita nuk mund ta fitojë më besimin e elektoratit për të ardhur në pushtet.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Elezi u shpreh se deputetët e opozitës janë në panik, pasi me aksionet e fundit, mund të humbin edhe mbështetjen e elektoratit të djathtë.

“Rruga për të fituar besimin e elektoratit është shumë e vështirë. Do disa parime dhe norma. Ky vakum politik do merret me aksione të tilla. Këta po mbushin vakumin jo për të fituar, të ndërmarresh aksione të tilla politike, ku del me humbje në sytë e elektoratit, është idiotësia më e madhe. Këta janë në panik se mos iu ikën elektorati i djathtë. Dy metoda kanë sot grupimi Rama-Berisha, kanë interes ta mbajnë këtë situatë të tillë. nëse do organizohet një tjetër grupim i madh, që ka në fokus betejën për opozitarizmin e vërtetë, njerëzit e pakënaqur me qeverisjen, elektorali gri, dhe një pjesë e djathtë, mund të kanalizohen. Ky pol mund të ngrihet, vetëm kësaj i frikësohen”, theksoi ai./abcnews.al