Opozita në Turqi ka kërkuar që shëndeti i presidentit Rexhep Taip Erdogan të kontrollohet nga një organ mjekësor i pavarur. Kreu i Partisë Popullore Republikane (CHP) Kemal Kilicdaroglu iu referua fjalimit të fundit të Erdogan kur ai ngatërroi njerëzit dhe situatat.
Disa ditë më parë, ish-kryetari i Parlamentit turk dhe nënkryetar i Këshillit të Lartë të Presidencës Ismail Kahraman, bëri thirrje për miratimin e një Kushtetute “fetare” në vend. Ai tha në mënyrë specifike: “Për të bërë një Kushtetutë fetare, katër nenet e para të Kushtetutës mund të ndryshohen.”
Presidenti turk ia atribuoi propozimin kreut të opozitës CHP, duke thënë: “A është ndryshimi i katër neneve të parë të Kushtetutës një ide e Kilicdaroglu?”.
Duke reaguar ndaj pretendimit të Erdoganit, Kilicdaroglu komentoi në në Twitter: “Zyrtarët e njohur të AKP-së po bëjnë thirrje për” ndryshimin e 4 neneve të parë të Kushtetutës”. Erdogan besoi se unë e thashë këtë. Kërkesa për vërtetim mjekësor të shëndetit të tij tani është bërë çështje e sigurisë kombëtare. Erdogan duhet të shqyrtohet menjëherë nga një organ i pavarur”, shkroi ai. m.v/Abcnews.al