Opozita braktis parlamentin, Ruçi: Rrugë të mbarë

schedule14:21 - 2 Korrik, 2020

schedule 14:21 - 2 Korrik, 2020

Opozita parlamentare ka braktisur seancën ditën sotme pas ndërprerjes së saj 3 herë brenda pak minutave.

Pas thirrjes së Myslym Murrizit opozita ka dalë nga salla e Kuvendit.

Deputeti Myslym Murrizi, në rinisje të seancës tha se kryetari i Kuvendit po përpiqet që të bëjë diversion në opozitë, pasi jo vetëm sot, por edhe në seancën e kaluar nuk i dha fjalën atij, si kryetar grupit demokrat, por Rudina Hajdarit.

Nga ana tjetër përgjigja e kreut të Kuvendit Gramoz Ruci ishte e ftohtë ndaj akuzave të Murrizit duke i thënë këtij të fundit rrugë të mbarë.

Debati:

Myslym Murrizi: Unë dhe kolegët e opozitës nuk jemi këtu nxënës shkolle që të ulemi dhe ngrihemi jashtë rregullores me dëshirën e të qenit padrino të këtij kuvendit, tëndit apo Ramës. Ndaj seancën e parë të erdha në prani të dy kolegëve deputetë në zyrë, që nuk të drejtë të bësh diversion brenda opozitës.

Foli kryeministri sa deshi javën e parë, në emër të grupit demokrat, që ka të drejtë që të flasë pas kryeministrit dhe nuk do të merrja një orë kohë, ia dhe fjalën dikujt tjetër, sot tentove ta bësh, që ti nuk më njeh për kryetar grupit, punë e madhe, më njohin 11 deputetët që më kanë zgjedhur.

As unë nuk kam qejf që të jesh aty, por të kanë votuar. Matu kur flet, se nuk të marr leje ty unë. Unë e kam ngritur dorën se sulltani jot më përmendi 6 herë emrin. Po kërkon që të bësh diversion mes nesh.

Kthehu me këmbë në tokë, je atje lart, spiker i Kuvendit, arbitër, për të mbajtur radhën, dhe as protektor, as tutor, as kapo apo padrino, të paktën të atyre që kanë sedër. Ti them këto fjalë për respekt të miqësisë prej 20 vitesh. Unë ftoj deputetët e opozitës ta braktisim këtë seancë dhe këta ta vijojnë mbledhjen e partisë.

Gramoz Ruçi: Rrugë të mbarë dhe herë tjetër zbatoni etikën dhe rregulloren e Kuvendi. Vazhdojmë. Fjalën e ka Lleshaj./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!