Opozita bllokon Foltoren, Nikolla i ndërpret fjalën Bardhit

schedule17:50 - 30 Tetor, 2023

schedule 17:50 - 30 Tetor, 2023

Vijon me tensione seanca e sotme në Kuvend. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën Gazment Bardhit, teksa ky i fundit po akuzonte maxhorancën se po tenton të asgjësojë opozitën dhe se brenda një viti ka rrëzuar tetë kërkesa për komisione hetimore pa dhënë asnjë shpjegim.

Në këtë koment, Nikolla i ndërpret fjalën duke i thënë se kjo nuk është në procedurë.

Bardhi: Keni marrë vendimin për të asgjësuar opozitën në parlament. Kurrë në historinë e këtij parlamenti nuk ka ndodhur që kryetarja e Kuvendit ta shndërrojë veten në specialiste arkive të një partie, duke i injoruar kushtetutën dhe rregulloren. Kurrë nuk ka ndodhur që kryetarja të hedhë në votim të drejtat e opozitës dhe kundërshtari politik të ketë votuar për t’i asgjësuar ato. Kurrë s’ka ndodhur që të votohet pa i dhënë as të drejtën e fjalës opozitës për të sqaruar kërkesat e saj. nuk ka ndodhur që maxhoranca t’i diktojë opozitës si me kë dhe si duhet të përfaqësohet në Komisionet parlamentare. Kurrë s’ka ndodhur që maxhoranca të rrëzojë brenda një viti tetë kërkesa për komisione hetimore pa dhënë asnjë shpjegim, pa bërë asnjë përpjekje.

Nikolla: Kjo nuk është procedurë. ndërpritet fjala. Nëse kishe ndërmend të flisje të regjistroheshe si të gjithë kolegët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!