Opinioni i Venecias, Rama – Bashës: E bëre PD një parti joserioze

schedule13:55 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 13:55 - 14 Dhjetor, 2018

Pas publikimit të opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias për vetingun në politikë,  erdhi dhe reagimi i kryeministrit Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë nuk kurseu   ironinë në adresë të kryetarit demokrat Basha. Duke e cilësuar si një dështim të aksionit opozitar, Rama i drejtohet Bashës, “u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua që e kanë bërë PD joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë”, mbyll postimin Rama.

Por, nga ana e tij kreu demokrat Basha vlereson se ky reagim i kryeministri Rama erdhi per shkak se nuk ka lexuar si duhet opinionin e Venecias.

“Nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”, shkruan Basha në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!