Opinioni i Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Meta: Kauza e 2 marsit fitoi

schedule20:30 - 19 Qershor, 2020

schedule 20:30 - 19 Qershor, 2020

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Meta thotë se kauza e 2 Marsit fitoi dhe Kushtetuta është e para.

“Kauza e 2 marsit fitoi! Kushtetuta e para!”, shkruan Meta.

Në raportin përfundimtar të publikuar ditën e sotme thuhet se veprimet e presidentit janë të arsyeshme.

“Venecia” quan si të justifikueshëm emërimin nga Presidenti të kandidates së dytë si dhe i arsyeshëm refuzimi nga Presidenti të betimit të Arta Vorpsit.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!