Opinion: Demografia kundër demokracisë

schedule08:22 - 29 Shtator, 2021

schedule 08:22 - 29 Shtator, 2021

Zhvillimi demografik në Gjermani po ndryshon edhe rregullat e lojës demokratike. Jo të rinjtë, por votuesit e moshuar vendosin për politikën e së ardhmes. Kjo është e rrezikshme, kritikon Astrid Prange.

A e kanë votuesit e rinj shansin që të realizojnë interesat e tyre politikisht? Edhe nëse me shumë dëshirë do doja të thoja “po”, përgjigja më e ndershme është “jo”. Në Gjermani vendos pjesa më e moshuar e popullsisë për të ardhmen e vendit, edhe në zgjedhjet e së dielës. Supremacia e tyre demografike është shtypëse: Sipas statistikës zyrtare në Gjermani 57% e atyre më të drejtë vote janë më të mëdhenj se 50 vjeç. votuesit nën 30 vjeç përbëjnë vetëm 14,4% të elektoratit.

Mbrojtja e klimës ka rëndësi, por pensioni më shumë

Jo vetëm votuesit kanë një lloj moshe, edhe politikanët nuk janë të rinj. Në Bundestag aktuale vetëm tre nga 709 deputetë janë nën 30 vjeç. Mund ta rrotullosh e kthesh si të duash: në Gjermani interesat e votuesve të rinj nuk kanë shans pa mbështetjen e të vjetërve. Kjo reflektohet edhe në debatin që ka më shumë rëndësi për të rinjtë: mbrojtjen e klimës. Sipas sondazheve mbështetja e brezit të vjetër për këtë temë nuk është njësoj. Sipas sondazhit të trendit të Gjermanisë (DeutschlandTrend) një shumicë e gjermanëve, 81% shprehen se është shumë e nevojshme të veprohet për mbrojtjen e klimës, kurse në një sondazh përfaqësues me porosi të shoqatës së mbrojtjes së natyrës, NABU, nga korriku deri në gusht, vetëm 30% e personave mbi moshën 50 vjeç në vendimin e tyre për partinë që do të votojnë marrin parasysh edhe “interesat e brezit të ri për mbrojtjen e klimës dhe natyrës.”

Politikë e re me burra të moshuar?

Tek këto zgjedhje politikani më në moshë nga të gjithë kandidatët për kancelar do të ketë ndoshta shansin për të vendosur piketat e reja për ndryshime. Olaf Scholz, ministër aktual Financash dhe socialdemokrat i lindur në vitin 1968, do që të krijojë me Të Gjelbrit një koalicion dhe të çojë përpara ndryshimin e klimës.

Pushteti i burrave në moshë është një faktor që e lidh Gjermaninë me shumë vende. Në SHBA në Shtëpinë e Bardhë hyri Joe Biden (78 vjeç). Në Brazil në vitin e ardhshëm do të kandidojnë dy burra të moshuar në zgjedhjet presidenciale, Jair Bolsonaro (66 vjeç) dhe ish-presidenti, Luiz Inacio Lula da Silva (75 vjeç).

Edhe nëse të gjitha partitë duan të bëjnë për vete votuesit e rinj. Nga ana programore ato tregojnë kujdes, që të mos trembin votuesit e moshuar. Kandidati për kancelar, Olaf Scholz madje në një nga daljet e tij elektorale shkoi aq larg, saqë imitoi edhe rombin e famshëm të Merkelit, mënyra si mban duart për të aluduar me këtë vazhdimësi.

Zhvillimi demografik i imponon demokracisë rregullat e saj. Edhe në formësimin politik brezi i vjetër ka ndikim të madh tek të rinjtë. Teorikisht me votën e tyre ata mund të mbështesnin edhe vendimin e votimit të nipërve dhe mbesave dhe me këtë t’i vinin kufi supremacisë së tyre demografike. Po në praktikë kjo mbetet një iluzion. Por rreziku, që nevoja për stabilitet mund të kthehet në stanjacion nuk është iluzion./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!