Virgil Van Dijk u dëmtua në derbin kundër Everton pas një ndërhyrjeje të portierit Jordan Pickford. Këputja e ligamentit pritet ta lërë qendërmbrojtësin për të paktën gjashtë muaj jashtë fushave të blera, ndërkohë që sot ka bërë edhe operimin.
“Virgil Van Dijk i është nënshtruar një operacioni në ligamentin e gjurit, që e kishte dëmtuar në fillim të këtij muaji. Operacioni i planifikuar i mbrojtësit të Liverpool u krye në Londër dhe kaloi me sukses.
.@VirgilvDijk has undergone successful surgery on the knee ligament injury he sustained earlier this month.
He'll now focus on the beginning of his rehabilitation with the support of our medical department ?
— Liverpool FC (@LFC) October 30, 2020
Van Dijk tani do të përqendrohet te fillimi i rehabilitimit të tij, me mbështetjen e departamentit mjekësor të klubit. Asnjë afat nuk është vendosur për rikthimin e holandezit”, shkruhet në njoftimin e Liverpool. /abcnews.al