Operohet urgjentisht legjenda braziliane e futbollit

schedule11:22 - 11 Shtator, 2021

schedule 11:22 - 11 Shtator, 2021

Romario, një nga legjendat e futbollit brazilian, është operuar pas një problem shëndetësor që ka pasur së fundmi.

Ish-futbollisti, tashmë 55 vjecc, të enjten u shtrua në spital dhe më pas bëri një ndërhyrje, duke hequr fshikëzën e tëmthit.

Mediat në Brazil raportojnë se operimi i Romarios, i cili është përfshirë edhe në jetën politike të vendit të tij, shkoi mirë.

Zyra e shtypit të Romarios, që është edhe senator, njoftoi se ish-futbollisti është ende nën vëhzgimin e mjekësve dhe në ditët në vijim do të dalë nga spitali.

Kampioni i botës në vitin 1994, ka luajtur me klube si PSV dhe Barcelona në Europë, si dhe me Flamengo e Vasco De Gama në Brazil. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!