Operohet Franck Ribery, mësohet koha e rikuperimit

schedule14:14 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 14:14 - 14 Dhjetor, 2019

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen kundër Lecces ishte më i rëndë sesa mendohej për Frank Ribery. 36-vjeçari i Fiorentinës tentoi disa ditë më parë të rikthehej në stërvitje, por dhimbjet e mëdha në kavilje nuk kishin marrë fund.

Mjekët dhe lojtari vendosën të kryenin një ndërhyrje kirurgjikale për të tentuar shërimin e tij të plotë. Operacioni është kryer në Gjermani dhe ka dalë me sukses. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Fiorentina zbulon edhe kohën e rikuperimit të 36-vjeçarit.

Ribery do të rikthehet në dispozicion të ekipit nga Firence në fundin e muajit shkurt, teksa pritet të qëndrojë 10 javë larg fushave. Dy javë do të qëndrojë pushim absolut dhe më pas kampioni francez do të nisë fazën e rikuperimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!