Operohet Dritan Dajti, ndërhyrja kryhet në QSUT

schedule11:30 - 12 Nëntor, 2020

schedule 11:30 - 12 Nëntor, 2020

Problemet me shëndetin kanë nxjerrë sërish nga qelia Dritan Dajtin. Burime bëjnë me dije për ABC se ai i është drejtuar Qendrës Spitalore Universitare për të hequr një gur në veshka.

Ai është paraqitur në spital nën masa të rrepta sigurie. Operacioni është kryer brenda ditës dhe më pas Dajti është rikthyer sërish në spitalin e Burgut ku do të qëndrojë deri në momentin e rehabilitimit.

Ky është rasti i dytë kur Dritan Dajti i arrestuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë, del nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore. Në muajin Janar ai doli nga ambientet e burgut për t’iu drejtuar një klinike dentare në zonën e Ish-Bllokut.

Kjo ngjarje shkaktoi debat të madh publik, ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj firmos disa urdhra largimi në disa hallka drejtuese./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!