Milani e ka të qartë objektivin kryesor në merkaton e janarit. Kuqezinjtë duhet të gjejnë një zëvendësues për Simon Kjaer.
Danezi është operuar në gju dhe e ka mbyllur sezonin, ndërkohë që te kryesuesit e Serie A është piketuar edhe lojtari që duan.
Gjithçka varet nga drejtuesit e klubit, që duhet të vendosin nëse mund të bëjnë një investim të madh.
Nëse miratohet ky plan, atëherë do tentohet transferimi i Sven Botman nga Lille. Holandezi ishte synim për në verë, por tani ka ndryshim plani. / abcnews.al