Operatorët turistikë kundërshtojnë rritjen e tarifës për stacionet e plazhit

schedule18:16 - 1 Mars, 2022

schedule 18:16 - 1 Mars, 2022

Operatorët turistikë kundërshtojnë rritjen e tarifës për stacionet e plazhit

Bashkia e Lezhës rrit me 25% tarifën e shfrytëzimit të plazheve nga hotelet dhe baret. Nga 400 lekë për metër katrorë shkon në 500 lekë. Bashkia e justifikon këtë vendim bazuar në rritjen e çmimit të shezlongëve nga ana e operatorëve turistikë.

Nga ana e tyre operatorët turistikë në Shëngjin thonë se rritja e tarifës është e nxituar për sa kohë numri i turistëve është i kufizuar prej pandemisë. Gjithsesi shtojnë se vetë nuk do të rrisin tarifën e shezlongëve për pushuesit.

“Pak e nxituar është se ne nga pandemia vijnë nuk është se jemi duke punuar. Do ishte më mirë të mos na e rriste fare. Ne në vështirësi jemi se dhe energjia është rritur”.

“Nuk do na ndikojë për çmimin për shezlongët”.

Operatorët turistikë ngrenë dhe një tjetër shqetësim. kërkojnë që bashkia apo një subjekt privat të marrë në menaxhim vrojtuesit e plazhit, pasi vetë e kanë të vështirë të gjejnë persona të kualifikuar.

Pranë Bashkisë së Lezhës kanë nisur aplikimet për stacione plazhi.  Numri i subjekteve që kanë aplikuar deri më tani është I ulët në raport me 520 stacione të përcaktuara në të gjithë bregdetin e Lezhës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!