Operacioni në koordinim me policinë gjermane,kapen 2.5 kg kokainë në Prishtinë, një i arrestuar

schedule10:09 - 7 Qershor, 2021

schedule 10:09 - 7 Qershor, 2021

Një sasi kokaine prej 2.5 kg është sekuestruar në Prishtinë dhe ka rënë në pranga një person.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet gjermane është bëri i mundur sekuestrimi i  2.5 kilogramë kokainë, armë, fishekë dhe dy automjete.

Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik.  Po ashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar”, ka shkruar Sveçla./abcnews.al