Nicolo Barella ka kryer sot ndërhyrjen kirurgjikale dhe gjithçka ka shkuar mirë. Mesfushori i Interit pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë dhe u desh të kryente një operacion. Klubi zikaltër ka reaguar në lidhje me operacionin, teksa zbulohet se kur do të kthehet në fushë 22-vjeçari sard, i cili u dëmtua në ndeshjen e fituar (0-3) kundër Torinos.
“Sot në mëngjes, Nicolo Barella iu nënshtrua operacionit në gjurin e djathtë. Operacioni ishte i suksesshëm dhe në ditët në vijim lojtari do të nisë fazën e rehabilitimit“, lexohet në komunikatë e Interit. Rreth 1 muaj pritet të zgjasë rikuperimi i lojtarit dhe rikthimi i tij në dispozicion të Antonio Contes do të ndodhë në fazën e dytë të sezonit. /abcnews.al
? | REPORT
Nella mattinata di oggi intervento chirurgico per Nicolò #Barella
? https://t.co/YbbKh3iAuP#FCIM
— Inter (@Inter) November 27, 2019