Operacioni ndërkombëtar anti-drogë, si u hodh nga kati i dytë ish-oficeri i policisë në Vlorë kur pa policinë

schedule10:37 - 2 Korrik, 2021

schedule 10:37 - 2 Korrik, 2021

Një operacion anti-drogë është ndërmarrë në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë në kuadër të të cilit janë lëshuar edhe 38 urdhër-arreste dhe janë sekuestruar disa miliona euro pasuri.

Mes të arrestuarve në këtë operacion janë edhe Maksim Sota, prokuror në Vlorë dhe ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar edhe në kohën e Tahirit.

Abcnews.al mëson se ky i fundit është hedhur nga kati i dytë i banesës në momentin që pa SPAK ka shkuar me urdhër-arrestin. Në momentin që policia do të ndërhynte, ai është hedhur dhe për pasojë pësoi edhe fraktura në këmbë.

Tashmë, Lelaj ka dalë nga spitali dhe është nisur në drejtim të Tiranës. Edhe personat e tjerë e arrestuar janë nisur drejt kryeqytetit.

Vijon….

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!