Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar disa orë pas finalizimit të operacionit mes drejtësisë shqiptare dhe italiane, ku u vunë në pranga 37 persona.
Në një status në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se ky operacion i dha një goditje shumë të fuqishme kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.
Në të njëjtën kohë, sipas Lleshajt, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar.
“Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar.
Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit. Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë ”, shkruan Lleshaj./abcnews.al


