Operacioni “La Pampa” me 31 arrestime dhe 48 milionë euro të sekuestruar/ Balla: Bashkëpunim i fortë me EUROPOL dhe INTERPOL

schedule11:41 - 16 Shkurt, 2024

schedule 11:41 - 16 Shkurt, 2024

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe SPAK për realizimin e operacionin ‘La Pampa’, ku është goditur një rrjet i rëndësishëm i trafikut të drogës, nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE: Goditet rrjeti që furnizonte BE-në me kokainë, një shqiptar ‘orkestrues’ i transportimit të lëndës narkotike nga Amerika Latine në Evropë

Sakaq, Balla e ka konsideruar bashkëpunimin mes EUROPOL dhe INTERPOL gjithmonë e më të fortë, pasi tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

“Sapo kam marrë përgëzimet për kontributin e Policisë së Shtetit dhe të SPAK, në realizimin me sukses te operacionit La Pampa, nën koordinimin e EUROPOL dhe zbatimin nga Policia Kombëtare spanjolle, i cili çoi në goditjen një rrjeti të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE-së. Ky operacion ndërkombëtar shënoi: 31 arrestime, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrimin e 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.

Bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!