Policia e Tiranës bën me dije se është finalizuar operacioni i koduar “Kontrata”, i fokusuar në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.
Në pranga ka rënë një 38-vjeçar, pasi me të falsifikimit të dokumenteve ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.
Abcnews.al mëson se 38-vjeçari Agron Lila i arrestuar nga Policia është ish-futbollist.
Policia njofton se është duke punuar për kapjen e personave të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ”
Tiranë/Informacion
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe mashtrimit.
Vihet në pranga 1 shtetas.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontrata” si dhe në bazë të kallëzimit të marrë nga shtetasi G.M., se një shtetas në anë të mashtrimit i kishte përvetesuar pronën dhe se ja kishte shitur dikujt tjetër, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe punës intenstive u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :
A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas në anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ”./abcnews.al/

