Eden Hazard është zhgënjimi i madh i këtij sezoni për Real Madrid. Fantazisti belg zbarkoi në “Santiago Bernabeu” pas shumë vitesh përpjekje, por deri tani ka numëron 1123 minuta aktivizim me skuadrën e re (ka shënuar vetëm një gol).
Dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë 28-vjeçarin, i cili ka kryer operacionin në kaviljen e djathtë në Dallas të SHBA. Marca raporton se ndërhyrja kirurgjikale ka dalë me sukses dhe tani nis faza e vështirë e rikuperimit.
Në Spanjë nuk kanë një datë fikse për rikthimin e yllit belg, teksa shpresohet që të jetë gati në muajin maj. La Liga përfundon me datë 24 maj dhe Zidane shpreson ta ketë në dispozicion lojtarin ofensiv në duelet e fundit të kampionatit. /abcnews.al