Operacioni i drogës në Portin e Durrësit, zbulohet pesha e kokainës së gjetur në kamion

schedule09:11 - 19 Qershor, 2021

schedule 09:11 - 19 Qershor, 2021

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i drogës në Portin e Durrësit. Mësohet se sasia e kokainës së sekuestruar nuk është ajo e cila u raportua fillimisht.

Lexo edhe: Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit me 300 kg kokainë, skaneri zbuloi gjithçka, ku ishte fshehur

Pas përfundimit të peshimit nga grupi hetimor rezultoi se pesha totale e gjetur brenda një kamioni është 324 kilogramë e 400 gramë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme. Sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut që po kalonte transit drejt Italisë.

Kamioni drejtohet nga 40-vjeçari Nazif Ajroski nga Maqedonia e Veriut , i cili edhe u arrestua nga policia.

Informacion-DVP Durrës

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritet doganore të Portit, u sekuestrua një sasi e madhe lëndë narkotike kokainë, ju informojmë se:

Në vijim të punës së kryer nga grupi hetimor, pas përfundimit të peshimit të pakove me kokainë, rezultoi se pesha totale është 324 kilogramë e 400 gramë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën hetimore në bashkëpunim  dhe me autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut për zbardhjen, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!