Nuk paska qenë thjesht efekti i humbjes së fundit. Vllaznia ka marrë shpejt e shpejt vendimin për të larguar dy drejtuesit teknikë të skuadrës, trajnerin Tomas Brdariç dhe drejtorin sportiv, Tefik Osmani, dhe burime pranë klubit pohojnë për Abc Neës se kjo gjë ishte menduar që më parë.
Nuk dihet se përse, por këto burime pohojnë se drejtuesit nuk kanë qenë të kënaqur me teknikun dhe drejtorin, e tashmë pritet një fillim I ri.
Disfata 0-4 në finalen për titull ndaj Egnatias shpejt përshpejtoi gjërat, ndërsa po shpejt pritet që të caktohet trajneri i ri.
Ende është mister njeriu që do të jetë pasardhës I gjermano-kroatit Brdariç, por besohet se nuk pritet që në stol të jetë një trajner shkodran.
Madje, premtimi është që do të vijë një emër që nuk ka qenë kurrë më parë në Shkodër.
Kryesorja është që stafi teknik do të caktohet shpejt sepse Vllaznia do të marrë pjesë në kupat e Europës, saktësisht në Ligën e Konferencës, dhe faza përgatitore pritet të nisë që në qershor./abcnews.al