Operacioni “fshesa” pritet të ndodhë te Interi, ja lojtarët me “valixhe në duar”

schedule11:00 - 31 Korrik, 2022

schedule 11:00 - 31 Korrik, 2022

Përvec afrimeve, tashmë drejtuesit e Interit po mendojnë edhe për largimet në mënyrë që të transferojë  të tjerë lojtarë të rëndësishëm në ekip.

Kjo do të thotë se zikaltrit do ti prekë operacioni “fshesa”, pasi disa lojtarë tashmë kanë me “valixhe në duar”.

Kështu, Alexis Sanchez edhe pse konsiderohet pranë transferimit te Marseille në Francë, ende nuk ka arritur një marrëveshje me Interin për prishjen e kontratës. Mediat italiane raportojnë për një shumë prej 5 milionë eurosh që Sanchez do t’i marrë Interit për largimin nga zikaltrit.

Sakaq, ka pasur interes nga Chelsea për talentin Cesare Casadei. Londinezët kanë ofruar 8 milionë euro për ta blerë lojtarin, por Marotta e vlerëson minimumi 20 milionë euro si dhe kërkon të ketë sërish mundësinë ta riblejë talentin.

Lorenzo Pirola është larguar gjithashtu nga Interi pasi është zyrtarizuar huazimi i tij te Salernitana. Drejt largimit gjithashtu edhe Andrea Pinamonti me Atalantën që qëndron në “pole position” dhe ka ofruar 15 milionë euro për kartonin e tij.

Priten gjithashtu edhe dy largime të tjera nga Interi. Salcedo po pëlqehet nga Udinese, ndërsa Agoume pritet të transferohet te Cremonese pasi klubet kanë një marrëveshje. Megjithatë mungon përgjigja finale e lojtarit. /f.a/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!