Greqia ka nisur operacionet special “Fshesa” për kapjen e emigrantëve të paligjshëm.
Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një operacion i gjerë policor në një lagje të Athinës në Rrugën Agiou Konstandinou në Omonoia, për kapjen e emigrantëve ilegale në shtetin helen.
“Po intensifikojmë operacionet speciale të policisë me pjesëmarrjen e të gjitha njësive të policisë greke , si në qendër ashtu edhe në lagjet e Athinës dhe Selanikut.
Synimi ynë është të luftojmë emigracionin e paligjshëm, trafikimin dhe, natyrisht, drogën. Kjo është mënyra për të rritur në mënyrë të qëndrueshme ndjenjën e sigurisë te qytetarët”, tha ministri grek i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakou.
Në operacion u përfshinë 147 oficerë policie nga Shërbime të ndryshme (Drejtoria e të Huajve të Atikës, Drejtoria e Policisë Athinë/Nëndrejtoria e Patrullave, Drejtoria e Sigurisë së Atikës/OPKE, DRASI, Drejtoria e Veprimit të Menjëhershëm Atikë, Drejtoria e Trafikut Atikë, Drejtoria e Operacioneve të Policisë Forcat e Sigurisë Ajrore) me qëllim luftën ndaj aktiviteteve të paligjshme në qendër të qytetit.
Janë kryer kontrolle në 442 persona, nga të cilët 129 të huaj rezultuan pa dokumente.
Operacionet policore do të vijojnë, në kuadër të planit special operacional, në zona të ndryshme të Atikës dhe Selanikut./abcnews.al/