Klubi anglez, Manchester United është i përgatitur të shesë gjashtë lojtarë të ekipit të parë këtë verë. Trajneri i Unitedit, Erik ten Hag, është i etur të vazhdojë të përforcoj dhe t’i jap formë skuadrës së tij, pavarësisht rilindjes emocionuese të këtij sezoni.
Ten Hag dhe drejtuesit e Djajve të Kuq janë gati t’i tregojnë derën gjashtë lojtarëve të njohur të ekipit të parë.
Unitedi dëshiron të shesë në mënyrë që të krijojë hapësirë dhe para për të forcuar skuadrën në afatin kalimtar të verës.
Të gjashtë lojtarët nuk kanë pasur shumë kohë për të luajtur nën urdhrat Ten Hag, dhe tashmë ka pyetje nga klubet e interesuara.