Operacioni “Bistrica”, shkon në 13 numri i të arrestuarve

schedule16:20 - 11 Maj, 2019

schedule 16:20 - 11 Maj, 2019

Shkon në 13 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “BISTRICA 2019”. Policia njoftoi se ditën e sotme u prangosën një 37-vjeçar banues në Patos dhe një 52 vjeçar nga Mallakastra anëtarë të grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike. Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, finalizoi një operacion antidrogë pas një hetimi disa mujor. Fillimisht u arrestuan 11 persona si dhe u sekuestruan 79 kg Cannabis Sativa, e fshehur në një automjet në vende të krijuara posaçërisht, me destinacion Greqinë. Në total, këtij grupi kriminal i janë sekuestruar 145 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 3 armë zjarri dhe municion luftarak dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare./ABC News Albania 24/7 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!