Deklarata të forta kanë dhënë gjatë Konferencës së Përbashkët për shtyp drejtuesit e lartë të akuzës Italiane.
Prokurori i Barit dhe numri dy i Eurojust, Filipo Spezia është shprehur se në këtë operacion anti-droge janë angazhuar skuadrat më të përgatitura të cilat janë vënë përballë grupit kriminal, në të cilin janë të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë.
“Autoritetet kanë krijuar aleancë kundër krimit. Operacioni u koordinua nga Eurojust. Kjo skuadër e vendosur përballë grupit kriminal, është skuadra më e përgatitur për t’u vënë përballë krimit. Duhet të merret shembull për të ardhmen dhe për të gjithë vendet e tjera. Krimi shqiptar përdor tashmë kufijtë detarë. Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe dua të evidentoj diçka shumë të rëndësishme. Kemi nevojë për vëmendje gjatë gjithë kohës, ta kemi “shqisën” e zgjuar. Kjo strukturë që u vu përballë këtij grupi goditi në kohën e duhur”, tha Spezia.
Ndërkohë mësohet se autoritetet italiane kanë insistuar që asnjë emër të mos bëhet publik pasi hetimet ende vijojnë./abcnews.al