Policia ka finalizuar fazën e 40-të të operacionit të koduar “Territor i pastër”, ku u asgjesuan 328 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës.
Policia lokalizoi drogën pas kontrolleve me dronë nëpër zonën e Krujës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 39 342 bimë narkotike kanabis. /abcnews.al