Në Itali, këtë të martë në një operacion të drejtuar kundër një zinxhiri ndërkombëtar të trafikut të drogës me qendër në Romë, janë arrestuar 27 persona, mes tyre edhe Marcello Colafilgli, ish-anëtar i grupit famëkeq kriminal “Banda della Magliana”.
Arrestimet u kryen në Romë, Napoli, Foggia dhe Viterbo, dhe 11 të dyshuar u dërguan në paraburgim, ndërsa 16 persona u caktuan në arrest shtëpiak, raporton Ansa.
Hetuesit dyshojnë se Colafilji është kreu i këtij grupi dhe ka arritur të organizojë një rrjet për trafikimin e sasive të mëdha të drogës, si dhe të ruajë bashkëpunimin me anëtarët e organizatave mafioze Ndrangheta, Camorra dhe Foggia.
Ish-organizata kriminale Banda della Magliana ka qenë aktive në Romë nga vitet 1970 deri në vitet 1990 dhe ka frymëzuar filmin “Roman kriminal” bazuar në romanin e Giancarlo Cataldo, me regji të Mikel Placid./abcnews.al