Përfaqësuesi i Eurojust për Italinë, Gianluca Forlani deklaroi se hetuan qarkullimin e parave, lidhur me goditjen e trafikut të drogës në Shqipëri dhe Itali, në operaconin e koduar ‘Ura’.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e SPAK, Altin Dumani, Forlani u shpreh se rezultati u arrit pasi u punua në skuadër.
“Jam dëshmitar i këtij ndryshimi të madh që ka ndodhur. Një pikë me rëndësi i këtij hetimi, ishte ajo e parave. Një trafikim 4 milionë euro, i lejoi kolegët në Shqipëri të kontestonin pastrimin e parave. Kjo mjafton për të thënë, sa e rëndësishme është puna në skuadër. Dua të falenderoj autoritetet shqiptare për bashkëpunimin”, theksoi ai./abcnews.al