Një operacion anti-drogë është shtrirë në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Elbasanin.
Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raporton se sipas Policisë së Elbasanit, hetimi ka nisur muaj më parë.
Mes të arrestuarve ne Elbasan është edhe një punonjës policie, Saimir Hysa. Ai kishte dijeni për aktivitetin kriminal dhe mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
“Sipas burimeve të sigurta nga Policia e Elbasanit, mes të arrestuarve nga megaoperacioni i zhvilluar është edhe një punonjës policie, i identifikuar si Saimir Hysa, akuzohet për shpërdorim detyre. Dyshohet se ky person nuk ka denoncuar personat e tjerë që janë arrestuar, pasi ka pasur dijeni për përfshirjen e tyre në rrjetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, raportoi ndër të tjera gazetarja Skënderi.
Policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë. Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.
Të arrestuar janë 9 persona mes të cilëve një punonjës policie Saimir Hysa dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, teksa janë sekuestruar doza hashash 1 kg, tre armë, dy thika, doreza, peshore dhe para./abcnews.al