Operacion i përbashkët në Itali dhe Belgjikë/ Europol: Arrestohen 14 trafikantë kokaine

schedule20:10 - 27 Maj, 2025

schedule 20:10 - 27 Maj, 2025

Një rrjet kriminal i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës është çmontuar pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve italiane dhe belge, me mbështetjen e Europol-it.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 14 persona të dyshuar si anëtarë të këtij rrjeti.

Hetimi, i cili ka zgjatur disa muaj, ka çuar në identifikimin dhe gjurmimin e një grupi kriminal që transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës, duke përdorur porte në Belgjikë dhe Itali.

Grupi përdorte metoda të sofistikuara për të fshehur drogën dhe për të shmangur zbulimin nga autoritetet doganore dhe policore.

Gjatë kontrolleve dhe bastisjeve të kryera në disa lokacione, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine, para në para të gatshme, automjete luksoze, si dhe pajisje komunikimi të koduara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!