Operacion i madh antidrogë në Evropë/ 25 arrestuar, sekuestrohet 3.8 milionë euro pasuri

schedule09:08 - 5 Qershor, 2023

schedule 09:08 - 5 Qershor, 2023

25 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për trafikim droge dhe armësh. Operacioni i koduar “Gentelman 2” ka shtrirë hetimet në Itali e në disa vende të BE-së. Hetimet janë kryer nga një skuadër e përbashkët italiane, gjermane, belge dhe nën koordinimin e Eurojust.

25 personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e ndalimit akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe armësh. Siç raportojnë mediat italiane, mëngjesin e sotëm është ekzekutuar edhe urdhëri i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 3.8 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!