Operacion i befasishëm në Shkodër, 1 i arrestuar dhe 1 në kërkim

schedule11:41 - 1 Maj, 2019

schedule 11:41 - 1 Maj, 2019

Rreth 200 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa u sekuestruan në Vrakë të Shkodrës, në kufi me Malin e Zi. Sipas policisë, një person Marjan Kurteza është arrestuar kurse një tjetër ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim.

Një pjesë e drogës u gjet në banesën e njërit prej personave, kurse pjesa tjetër në makinë. Të njëjtat burime saktësojnë se gjatë operacionit “Liqeni” u sekuestruan dy automjete dhe telefona celulare.

Kanabisi ishte gati për t’u transportuar me varka përmes liqenit të Shkodrës, në drejtim të Malit të Zi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!