Operacion antiterrorizëm në veri të Francës, 11 të ndaluar

schedule14:06 - 2 Tetor, 2018

schedule 14:06 - 2 Tetor, 2018

11 persona janë ndaluar në Francë në një operacion të gjerë të njësisë antiterror në veri të vendit. Gjithashtu janë sekuestruar dhe ngrire asetet financiare të një shoqate islamike.

Operacion i gjerë anti-terrorist është zhvilluar gjatë së martës në Francën veriore. Rreth 200 policë kanë kryer një kontroll në selinë e Shoqatës islamike shiite ‘Qendra Zahra France’ dhe në shtëpitë e udhëheqësve të saj për “mbështetjen e tyre të fortë” ndaj “organizatave të ndryshme terroriste”, njoftuan autoritetet. Të paktën 11 persona janë ndalur. Operacioni është brenda kornizës së “parandalimit të terrorizmit”, thuhet në një deklaratë të autoriteteve, duke shpjeguar se aktivitetet e shoqatës “monitorohen veçanërisht për shkak të mbështetjes së liderëve të saj në organizata të ndryshme terroriste dhe lëvizje që mbështesin idetë që janë në kundërshtim me vlerat e Republikës.

Përveç kontrolleve dhe të ndaluarve, është urdhëruar sekuestrimi dhe ngrirja e aseteve të disa shoqatave islamike. Gjithashtu është sekuestruar dhe pasuria e 3 themeluesve të “Zahra Francë”, një qytetar francez, një algjerian dhe një maroken.

Në një mesazh në tuitër ministri i brendshëm Gerard Collomb ka falenderuar forcat e rendit të angazhuar në operacion për të mbyllur ato që ai i cilësoi si “vende që shpërndajnë mesazhe urrejtje”. Qeveria franceze gjithashtu ka urdhëruar ngrirjen e aseteve në Francë për 6 muaj të dy shtetasve iranianë si dhe ministrisë për sigurinë dhe inteligjencës së Teheranit. Vendimi është publikuar në gazetën zyrtare. /abcnews.al