Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar mëngjesin e së mërkurës në Modena të Italisë, sipas mediave italiane.
Policia italiane, me urdhër të Prokurorisë Publike, po zbaton ekzekutimin e urdhërit të sigurimit ndaj 18 personave me kombësi italiane, shqiptare, tuniziane dhe marokene, të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike.
Gjatë gjithë hetimit, i cili filloi në shtator 2020, u hetuan edhe 22 persona të tjerë, nga të cilët 17 u arrestuan, u sekuestruan mbi 8300 gram lëndë narkotike duke përfshirë kokainë, heroinë, marihuanë, kërpudha halucinogjene, si dhe një pistoletë e vjedhur, municione të shumta të kalibrave të ndryshëm dhe shumën e parave të gatshme 18 170,00 euro./abcnews.al