Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pas një operacioni të gjerë antidrogë, të shtrirë në Savona, Genova dhe Modena. Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë, sipas mediave italiane.
Operacioni “Vezët e Arta 2022” filloi që verën e kaluar. Asokohe autoritetet italiane sekuestruan 6 kilogramë drogë, të llojit kokainë heroinë dhe marihuanë dhe arrestuan pesë persona.
Vazhdimi i hetimeve bëri të mundur gjetjen e mbi 250 shitjeve të lëndëve narkotike në qendër të qytetit Savona ndaj të arrestuarve, banorë në provincat Savona, Genova dhe Modena.
Gjashtë nga personat e arrestuar u lanë në burg ndërsa ndaj dy të tjerëve u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie./abcnews.al